Çfarë na tregon ngjyra që preferojmë?

Ç’do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.

Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta.

Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.

Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët.

Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara, transmeton Telegrafi.

E bardha

E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë.
Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije.

Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.

E zeza

E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.

Njerëzit, të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.

E kuqja

E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti.

Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.

Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.

E verdha

Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.

Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën.

Portokalli

Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin.

Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.

Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.

E gjelbra

Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.
Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.

Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.

E kaltra

E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën e zezë, karakterizon një njeri melankolik.

Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.

Ngjyra kafe

Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.
Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.

Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.

Grija

Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’.
Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.

Njerëzit që e shmangin preferojnë n

Si të krijoni stilin tuaj të plazhit

Pjesa më e mirë e pushimeve tona verore, përveç pjesës që merremi me zgjedhjen e destinacioneve ekzotike dhe kohës për t’u relaksuar në diell, është padyshim ajo e MODËS që vjen me ne. Fillon përgatitja, paketimi i rrobave të stinës, veshjet, bikini, këpucët, çantat, peshqirët e plazhit… Ah! Sigurisht, momenti derisa të arrijmë atje, koha e gjatë që do kalojmë në diell, pasditet ku do dalim duke ndryshuar disa herë veshjet, por dhe fakti tjetër që jemi më shumë të zbuluara dhe komforte, nuk e vrasim mendjen për dimrin (Mos…. nuk doja t’jua sillja ndër mend, kemi kohë pas pushimeve).

Megjithatë ka disa kombinime që duhet t’i bëjmë gjatë pushimeve. Do e lodhim pak trurin dhe në verë. Ehh.. sepse është vendi i vetëm ku ne në fakt mund të veshim disa rroba dhe të dukemi perfekte dhe pse mund të humbim ndonjë shans për të qenë “fashion”. E drejtë apo jo?

Bikini (rroba banjo). Argëtohuni me të gjitha llojet duke zgjedhur ato me printet e dizenjot më kreative “mix and match”, por edhe të thjeshta fare ose vetëm me një ngjyrë. Krijoni stilin retro duke veshur rroba banjoje me shtrat të lartë dhe pse jo në ditët e fundit që mbaroni pjesën e të thekurit në diell, vishni një kostum trupor. Kështu do dukeni super fashion!!

bikini-looks-summer-holidays-4

Aksesorët, si kapelat; bejzbolli ose të zakonshme, janë një “Must” për pushimet verore. Një palë syze për ta mbrojtur edhe më shumë fytyrën tuaj të bukur, gjithashtu për ta bërë edhe më të dukshme freskinë që keni në plazh. Syzet e rrumbullakta, sy maceje, syze me pasqyrim siç i kemi parë pafund, vetëm zgjidhni ato që ju përshtaten më tepër.

a4f2a89595988ef45a3a5e781398c3e1

Fustanet janë një domosdoshmëri për pushimet verore, në qytet apo dhe plazh, sidomos për darkën jashtë, pranë detit. Fustane maksi, të shkurtra, të bardha, të zeza, me dantella… Zgjidhini juve! Do dukeni shkëlqyeshëm. Këpucët, kur është fjala për arratisje të tilla të ëmbla, për mendimin tim, duhen të sheshta, ndoshta shapka, sandale gladiator, esparias dhe ndonjëherë ju sugjeroj atletet. Takat? Jo aq shumë edhe pse shpesh na gjenden dy palë brenda valixhes. Jam dakort; një palë klasike dhe një palë sandale të hapura, janë ok. Ju kuptoj, më mirë do ishit të sigurta, sesa të ndieheni keq.

3fafb9786fb082eae7537a74ad4dd2d7-1

Xhinse të shkurta.Seriozisht asnjëherë pushimet verore nuk mund të kalohen pa to. Të lirshme, super të shkurta ose në versionin të gjata, të ngushta lart. Ka shumë stile që mund të dalin në trend çdo sezon, por prap mbeten po ato xhinset e shkurta. Ja një truk që mund të bëni: merrni një palë pantallona që keni nga dimri i gjatë. Shkurtojini, kthejeni palën poshtë ose bëjeni me fije. Do dukeni super. Me xhinset e shkurtra kurseni kohën gjatë ditëve dhe netëve, për shkak se ato përshtaten mrekullisht me një bluzë fare të thjeshtë, deri te ajo këmisha për mbrëmje. Gjithashtu janë super komforte dhe për ditët që do eksploroni qytetin.

7108ca9ea55de6c83114669582a61261

E gjitha me xhins. Mirë, ky është stili im i preferuar. Më pëlqen pamja; e gjitha me një veshje xhins në çdo kohë, veçanërisht kur jam me pushime. Nëse vishni xhinse të shkurta, pjesa lart duhet një këmishë xhinse ose bluzë xhinse, në total xhins; kjo është zgjedhja juaj, por unë jam duke ju thënë se do dukeni mahnitëse. Personalisht nuk e lë shpinën pa këmishën time xhinse dhe gjithmonë përfundoj duke “jetuar” në të. Gjëja më e rëndësishme për këtë periudhë është që të argëtoheni me stilin personal, duke mos marrë përsipër të eksperimentoni ndonjë budallallëk të modës. Kjo ka lidhje me të qenurit të lira të provoni për një kohë të gjatë duke e shijuar çdo moment.

denim-shirt-beach-coverup

Ja si ka ndryshuar moda në vite!

Endrit Hoxhaj

Trendet ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por ju mund të bëheni pjesë e tyre me stilet e fundit duke parë në televizor se si vishen personat tuaj të famshëm, të preferuar. Nëse nuk i pëlqeni ata, atëherë mund të keni një stilin tuaj personal. Trendet e modës ndryshojnë aq shpejt sa ndonjëherë është e vështirë të vazhdosh t’i ndjekësh. Megjithatë, edhe tendencat e modës së vjetër mund të të tregojnë pak histori nga ajo kohë. Duke u ndalur në ato vite, njerëzit e veshur mund t’ju ndihmojnë të imagjinoni se si ishte një vend 30, 40 apo 100 vjet më parë.

Ja se si moda ka ndryshuar në shekullin e kaluar

1920
Vitet 1920 ishin kohë emocionuese në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Lufta e Parë Botërore mbaroi. Njerëzit kishin punë dhe bënin para. Të drejtat e grave po ndryshonin. Një vit më parë, saktësiht më 1919 në SHBA, gratë morën të drejtën për të votuar. Në përgjithësi, njerëzit ndjeheshin mirë dhe kjo reflektohej edhe në veshjet e tyre. Gratë u veshën në stilin flapper “Zogu i ri”. Moda e tyre përfshinte veshjet me qime, të shkurta dhe të shndritshme. Meshkujt veshën kostume, kapanxhere dhe kapele në formë helikopteri.

1950
Ashtu si në vitet 1920, stili në vitet 1950 pasqyroi lumturinë e njerëzve pas përfundimit të një tjetër lufte. Lufta e Dytë Botërore mbaroi, dhe moda ndryshoi si rezultati fundit të saj. Gjatë kësaj kohe, gratë dhe veshjet treguan figurat e tyre më së shumti. Hair styles ndryshuar nga flokët e shkurtër të viteve 1920, në një stil më të gjatë dhe me kaçurrela. Për meshkujt, vitet 1950 sollën stilin greaser (meksikan). Njerëzit mbanin xhinse, një bluzë të bardhë dhe xhaketa lëkure të zeza.

1970
Veshje gjatë kësaj periudhe kohore ishin të gjalla dhe përfshinin lidhëse me ngjyra, pantallona, dhe minifunde. Për herë të parë gratë dhe burrat kishin flokë të gjata. Burrat gjithashtu filluan të mbanin mustaqe dhe mjekra. Më 1970 njerëzit u dhanë së tepërmi ndaj muzikës. Edhe rrobat e njerëzve e reflektuan harenë e saj.

1980
Vitet 1980 u ndikuan edhe më shumë nga muzika. Gjatë kësaj kohe muzika punk rock, rap, metal dhe heavy metal u bënë shumë popullore. Flokët e grave dhe bizhuteritë ishin të mëdha. Përbërja e tyre ishte e shndritshme me shumë ngjyra. Njerëzit e përfshirë në botën e punk rock-ut vazhduan të visheshin me te zeza. Burrat dhe gratë përgjithsisht veshën trikot me ngjyra.

1990
Njerëzit e viteve 1990 ishin më me këmbë në tokë se në vitet ‘70 apo ‘80. Gratë ende kishin flokë të gjata. Shumë njerëz veshën xhinse dhe këmisha së bashku me këpucë Converse. Ky stil u bë shumë popullor. Gjatë kësaj kohe, shumë njerëz gjithashtu filluan të merreshin me detaje, më shumë se në dekadat e tjera.

Sot
Njerëzit vishen në bazë të ndikimeve të ndryshme. Disa zgjedhje të modës janë të bazuara edhe në pamjen e dekadave të fundit, si ato për të cilat u ndalëm në këtë përshkrim. Duhet thënë se trendet ndryshojnë gjatë gjithë kohës, por ju mund të bëheni pjesë e stileve të fundit duke parë televizor ose çfarë veshin vip-at. Nëse nuk i pëlqeni ata krijoni stilin tuaj. Pra, vishni çdo gjë që ju pëlqen sot!

4 trendet për meshkujt që presin të bëhen dhëndër këtë verë

të martohet apo i ka ardhur një ftesë për të qenë i pranishëm në një të tillë. Kur flitet për trendet dhe modën në lidhje me veshjen e dhëndrit apo nuses duhet të themi se fustani i bardhë rrëmben të gjithë vëmendjen, por kjo nuk do të thotë që dhëndri nuk mund të shkëlqejë po aq sa ajo. Gjithmonë nëse dhëndri ka mjaftueshëm guxim për tu larguar nga kostumet klasike të zinj apo blu dhe kollaret e mërzitshme, shkruan Bordo.al.

Jemi në sezonin e dasmave dhe jemi të sigurt që dikush prej jush ka vendosur 

1-Xhaketat material velvet në ngjyrë rubini

Materiali velvet ka kohë që është pjesë e tendencave të veshjeve femërore, por këtë herë duket se nuk po i shpëtojnë as meshkujt. Një xhaketë material velvet në ngjyrë rubini jep një pamje tepër luksoze dhe ekspresive për dhëndrin.

2-Konversat e lëkurës

E pranojmë që jo të gjithë dhëndurët do të bënin këtë zgjedhje, por për ato që janë më cool dhe trend dhe nuk kanë frikë të jenë vetvetja në çdo rast, këto atlete lëkure janë zgjedhja e duhur.

3-Çorapet interesante

Kemi vërë re gjithmonë e më shumë që meshkujt e pushtetshëm preferojnë çorapet e guximshme me dizenjo gazmore. Nëse veshja dhe këpucët janë klasike atëherë shpreheni veten përmes çorapeve. Nuk keni nevojë më të bëni asgjë thjeshtë të uleni dhe të shkëlqeni.

4-Kostumi me xhakete dopiopetë

Kjo është ideale për ata meshkuj që duan të qëndrojnë tek klasikja dhe të fusin doza të trendeve aktuale moderne. Zëvendësoni kostumet e zakonshme me një kostum ngjyrë të lehtë (do të ishte ideale gri) dhe një xhaketë dopiopetë. Gjithashtu mos vishni çorape, por tregoni pak nga kyçi i këmbës tuaj. Të jeni të sigurt që do të shpalleni “mashkulli më seksi i vitit”.Premium WordPress Themes DownloadDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload WordPress Themes Freeudemy paid course free downloaddownload intex firmwareFree Download WordPress Themesfree online course

Ja se kush jemi,moda një ndër artet më të plotfuqishme.

Moda. Kur dëgjon për këtë fjalë direkt na shkon mendja tek supermodelet, të cilat janë të veshura me veshje unike të firmave të ndryshme me çmime mijëra dollarëshe. Nuk është e thjeshtë t’i përgjigjesh pyetjes: “Çfarë është moda?”, kjo sepse ka domethënie të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Moda është një art, mund të promovojë kreativitet, gjë e cila është vërtet e rëndësishme për kulturën, shoqërinë dhe fenë. Është një mënyrë jetese, karrierë, pasion. Mund të jetë një arrati ose një maskë, por mbi të gjitha moda është një qëndrim individual që pasqyron secilin prej nesh. Kështu që, e di që disa prej jush mund të mendojnë që moda nuk është e rëndësishme. Që njerëzit duhet të gjejnë mënyra të ndryshme për të qenë kreativë. Ndoshta mund të mendoni që këto kohë mundësia për të zgjedhur veshjet nuk është dhe aq fantastike dhe unë jam me ju në këtë pjesë, ose mund të mendoni që nëqoftëse njerëzit duan të jenë fetarë mund ta praktikojnë fenë e tyre brenda mureve të shtëpisë, ose në kulte të ndryshme fetare. Ndoshta mund të mendoni që fëmijët tuaj nuk duhen të jenë të ekspozuar në kulturat e tjera, por vetëm në kulturën e tyre vetjake. Ndoshta mund të mendoni që dukeni dhe profesionalë, duke mos u shqetësuar fare për detaje. Të them të drejtën këto arsye janë shumë të vërteta dhe ju keni shumë të drejtë për të menduar në këtë lloj mënyre. Normalisht që ju jeni duke menduar si mundet që moda të shtyjë dikë për të nxjerrë kreativitetin e tij. Por, nëqoftëse mendoni për të, kur ju visheni në mëngjes, çfarë ju shkon ndërmend? Normalisht që sa hapni sytë, gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se çfarë do të vesh. Që nga kjo pikë, ju nxirrni një pjesë sado të vogël të kreativitetit dhe pse ju nuk i jepni aspak rëndësi. Kohët e fundit kam kuptuar që njerëzit ndihen tmerrësisht të lumtur kur ata krijojnë diçka dhe më pas ai krijim përfundon me sukses. Për shembull: Nëqoftëse dikush do duhej të vendoste të vishte diçka që sapo e ka blerë dhe njerëzit e komplimentojnë, ai/ajo do të ishte shumë i/e lumtur dhe akoma më me shumë besim në vetvete. Më pas njerëzit e kuptojnë që është gjë shumë e mirë, që veshjet e tua të duken ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe më pas fillojnë të shijojnë këtë kënaqësi të të ndjerit ndryshe dhe të pasurit një stil tëndin unik. Sigurisht që kjo gjë u jep njerëzve vetëbesim, gjë që është shumë e mirë. Kështu që, për çdo arsye moda promovon kreativitet në jetën e përditshme. Moda është e rëndësishme në kulturën dhe fenë. Mund të pyesni, si? Por kur sheh përreth teje, atë gjë mund ta thuash me të vërtetë. Ja një shembull konkret kur femrat myslimane mbulojnë fytyrën e tyre me shami. Nëqoftëse njerëzit do të vishnin më shumë rroba nga feja e tyre, ndoshta do të krijonte më tepër besim në fe dhe shumë pak njerëzve do t’u dukej e çuditshme të visheshe me rroba të tilla. Me sa kemi vënë re në jetën e përditshme njerëzit janë më të prirur të bëjnë gjëra që të tjerët bëjnë. Do t’i tregonte fëmijëve që është shumë në rregull të jesh ndryshe dhe normalisht do t’i bënte njerëzit më shumë të interesuar për kulturat e tjera. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, moda mund t’iu bëjë të dukeni dhe të ndiheni akoma dhe më shumë profesionalë. Nëqoftëse ke veshur diçka që të bën të ndihesh akoma më profesionale në një intervistë pune je e predispozuar të merresh dhe konsiderohesh më seriozisht për vendin e punës. Gjithashtu do ndiheni më mirë me veten tuaj dhe do të ndiheni sikur jeni vërtetë aq profesionist. Ka shumë e shumë arsye që moda është tepër e rëndësishme në jetën tonë, por këto ishin disa nga pikat më të forta dhe kryesore që ne përballemi në jetën e përditshme, të cilat jua kam treguar me shumë fakte dhe jua kam shpjeguar të gjitha. Kështu që, le ta pranojmë që moda është e rëndësishme në jetën tonë. 

Punoi:Amaranda Hasanaj

https://images.app.goo.gl/YLaqBUsZck79yjz49

Trendet e atleteve që do të mbizotërojnë në 2019. Ja cilat janë 5 modelet më të preferuara…

Atletet kanë vite që janë rikthyer fuqishme dhe falë guximit të blogerave me çdo lloj veshje.

Nga veshjet klasike tek sportivet, nga palestra tek kostumet e zyrave, atletet tashmë mund ti vishni me gjithçka. Ato krijojnë një stil elegant, shik, dhe praktik. Ja disa nga tendencat e tyre që do të mbizotërojnë për 2019 dhe duhet ti keni në gardërobën tuaj.

1-Atletet me platformë.

stddtfgjfhkfg.JPG

Këto janë këpucët e Spice Girls, por versioni i vitit 2018 është shumë më i hijshëm se paraardhësi i tij i zymtë i viteve ’90. Sigurohuni që të kërkoni silueta të pastra dhe minimale këtë këtyre atleteve.

2-Altetet me fjongo të madhe.

gxfjhkg.JPG

Në këtë rast madhësia e fjongos ka vërtet rëndësi. Sa më e madhe të jetë ajo aq më moderne duket. Këto atlete do ti shihni kudo në pranverë.

3-Atletet e vrapit

tgjuhouyu.JPG

Këto atlete që dikur konsideroheshin si të zymta dhe të shëmtuara tani janë duke u shfaqur në pasarelat e Chanel, Balenciaga dhe Dior.

4-Atletet me ngjyra

gykjl.JPG

Këtu nuk po flitet për një apo dy ngjyra, por për një grup ngjyrash të ndryshme që ndërthuren me njëra-tjetrën.

5-Atletet klasike

sdhhj.JPG

Adidas, Nike janë modele klasike që janë një investim i mirë në gardërobën tuaj.

10 Firmat më të shtrenjta të veshjeve në botë

10.VALENTINO

Dihet qe veshja eshte dobesia e femrave, vecanerisht kur behet fjale per Valentinon. Dizenjatoret e tij jane te mrekullueshem, vecanerisht nese behet fjale per veshjet e mbremjes me linja te mrekullueshme, ngjyra mbreterore dhe me klas.

9. VERSACE

Eshte ideal per ikonat e Stilit, qe nuk duan t’ja dine per cmimet. Dizenjojne per meshkuj e per femra dhe blihen nga te dy gjinite.

8. GUESS

Brand Amerikan i cili eshte mjaft i njohur per xhinset e tij, sidomos ne mes te te rinjve. Cmime te shtrenjta, por dizajne te pazevendesueshme.

7. DIOR

I preferuari i Celebritive. Eshte brand per njerez te sofistikuar, me klas dhe elegance. Trendi me i fundit keto kohe po udhehiqet pikerisht nga DIOR duke e bere kete brand edhe po aq te cmendur ne risite qe sjell sa elegant e klas.

6. MARC JACOBS

Sic njihet per parfumet dhe aksesoret, po aq njihet edhe per variabilitetin sezonal. Ndryshime nga stina ne stine te shoqeruara me risi te kerkuara shume nga femrat e “shoqerise se larte”.

5. ARMANI

Brandi i persosur per kostumet mashkullore. Cuditerisht sa i shtrenjte, aq edhe popullor eshte. Gama shtrihet nga femijet deri tek burrat e tek grate. Eshte nder me te vjetrit ne bote.

4. DOLCE & GABBANA

E njohur ndryshe me logon D&G, nuk ka te krahasuar per kualitetin e cohave te perdorura. Ne 2013 ishte firma me fitimet me te medha ne industrine e veshjeve.

3. PRADA

Me e njohur per cantat dhe kuletat. Nuk ka shanse qe nje i apasionuar pas shpenzimeve te veshjes, mos te kete nje gjurme te Prades ne garderobe. Edhe Outletet e Prades jane shume popullore kudo neper bote.

2. CHANEL

Vit pas viti, Chanel eshte ngjitur ne krye te klasifikimeve duke u bere nje emer e i pakundershtueshem ne Industrine Chic te modes. Me te orientuar drejt Chanel jane te rinjte, nderkohe qe brandi eshte shume i njohur edhe ne parfume dhe kozmetike.

1. GUCCI

Dhe po the Gucci i ke thene te gjitha. Nuk ka gje qe mban firmen Gucci dhe nuk pelqehet. Nga kepucet e rehatshme tek fustanet e mbremjes, ndaj dhe kjo firme eshte kaq popullore edhe pse e veshtire per tu prekur me dore nga kushdo.

Këto janë rrobat e banjës që do të jenë trendi i verës që po vjen.

Vera është duke ardhur dhe me siguri po mendoni për pushimet. Sigurisht që rrobat e banjës janë të parat për të cilat mendojmë pasi kemi planifikuar pushimet. Këtë vit trendet e rrobave të banjës janë përfundimisht printet e kafshëve. Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që e kanë përqafuar këtë trend. Lori Hoxha u shfaq verën e kaluar me një trupore me print leopardi, ndërsa Kylie Jenner zgjodhi një palë me printin e lopës.

Nëse jeni ende në mëdyshje se çfarë duhet të zgjidhni, hidhuni një sy modeleve të mëposhtme.

6 ngjyrat që do të bëjnë namin në modë gjatë vitit 2019

Nga çantat, këpucët tek fustanet ju kemi mësuar se cilat do të jenë trendet kryesore përgjatë 2019-ës. Tani është koha, për një leksion të mirë për ngjyrat që do të shohim kudo gjatë pranverës dhe verës së 2019-ës.

Ngjyra rozë

Ngjyra rozë

Ngjyrat e ëmbla do të mbizotërojnë gjatë 2019-ës, sidomos roza. Investoni në një xhaketë në ngjyrë rozë të hapur dhe kombinojeni me xhinse apo edhe me aksesorë të ndryshëm.

Jeshile e errrët

Asnjëherë nuk gabon nëse vishesh me ngjyrën jeshile të errët. Nëse ke dëshirë, për një ‘look’ edhe më klasik atëherë kërko për ngjyrën “khaki” dhe do dukesh yll.

E verdha

Nëse e përqafuat këtë trend përgjatë 2018-ës, atëherë po ju japim lajmin e mirë se këtu do të jetë edhe gjatë 2019-ës.

Korale

Ok, ju prezantojmë zyrtarisht me ngjyrën e vitit! Ngjyra korale është perfekte sepse kombinohet me gjithçka. Zgjidhni një bluze të tejdukshme siç në foto, për t’i dhënë edhe më shumë gjallëri pamjes tuaj.

Blu

Ngjyra blu pati një shkëlqim gjatë 2018-ës falë familjes mbretërore dhe nuk do të ikë askund! Nëse nuk zgjidhni fustanin ose bluzen në ngjyrë blu, atëherë sigurohuni që t’i keni këpucët apo aksesorët të kësaj ngjyrë.

Kafe

Ngjyra kafe do të jetë kryefjalë jo vetëm gjatë dimrit, por edhe në pranverë dhe në verë. Shikoni për materiale të ndryshme si mëndafshi, pambuku apo lëkura në ngjyrë kafe, për të qënë në rregull me stilin e këtij viti.

Nuse të 2019-ës, mblidhuni këtu! Këto janë fustanet e nusërisë më të bukur për vitin e ardhshëm

Homepage

Ju propozoi dhe thatë “Po”, epo tani është koha të kërkoni për fustanin e nusërisë… Për disa nuse kjo gjë është mjaft e thjeshtë pasi e kanë të qartë idenë e fustanit që po kërkojnë, por disa të tjerave ju duhen muaj e ditë të tëra për të gjetur fustanin e ëndrrave.

Për të bërë kërkimin e secilës nuse të ardhshme më pak stresues po ju ndihmojmë me prezantimin e tendencave më të fundit të modës për fustanet e nusërisë.

Homepage

1.Fustan mbretëror

Një vello e thjeshtë pas trupit me një tyl sipër do të ishte fustani perfekt për një nuse elegante.

2.Fustani me supe jashtë

Supet jashtë kanë tendenca e vitit 2018 e duket se do të jetë edhe e vitit 2019.

3.Fustani i thjeshtë pa detaje

4.Fustani me shpinën jashtë